Jep dorëheqje ushtruesi i drejtorit të QKMF-së në Podujevë, dr. Afrim Shabani

579

Ka dhënë dorëheqje nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, dr. Afrim Shabani, i cili ishte emëruar në këtë post në muajin qershor të vitit të kaluar. Dr. Shabani në një prononcim për radio “Vizioni”-n i ka treguar arsyen e dorëheqjes nga ky post, dorëheqje të cilën e ka pranuar edhe kreyatri i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu. Z. Shabani i tha radios se është punësuar në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Sportit, pasi që muaj më parë ka spacializuar në Mjekësinë e sportit.radiovizioni