Podujeva bëhet me spital të përgjithëshem

130

Pas shumë vitesh  pritjesh me në fund qytetarët e Podujevës do të kenë Spitalin e vetë ,ky ishte edhe premtimi I kryetarit të komunes Agim Veliu dhënë në fushaten zgjedhore për kryetarë komune .Të Merkuren Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani pritet ta vizitoi komunen e Podujevës, me që rast do të dihen edhe detaje të tjera për Spitalin në fjalë.Nderkohë lajmin për Spitalin e përgjithëshem e ka dhenë Kryetari i komunë Agim Veliu ,i cili në profilin e tij në fB ka shkruar :

Të respektuar qytetarë të Komunës së Podujevës,

Kam kënaqësinë ta ndaj me juve lajmin e mirë, të cilin e mora pak çaste më parë nga Ministri i Shëndetësisë (MSH) z. Imet Rrahmani, i cili bazuar në legjislacionin në fuqi, sot ka marrë vendim për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.
Për të diskutuar rreth detajeve, organizimit dhe funksionalizimit të Spitalit të Podujevës, javën që vjen do ta mirëpres në takim ministrin Rrahmani. Themelimi i Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë do të krijojë lehtësira për qytetarët tanë, të cilët për t’i marrë shërbimet më të thjeshta mjekësore, deri më tani i janë drejtuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .
Urime! A.V.