Aktivitetet e dyshimta në Kosovë për pavarësinë e Çamërisë (Dokument)

27

Burime të gazetës thonë se implementimi i kësaj agjende në Kosovë, do të kthente vendin në lajm ndërkombëtar duke e shfaqur si faktor destabiliteti për rajonin, por në të njëjtën kohë kjo e dëmton edhe vetë kauzën çame, pikërisht tash kur ka filluar të përmendet edhe nga njerëz të rëndësishëm në Bashkimin Evropian.

Festim Lato, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

Kjo organizatë kishte vendosur edhe disa eksplozivë që shpërthyen pa ndonjë dëm pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë. Kurse, në vitin 2006, ajo kishte dalë edhe në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqiptar, ku disa persona të maskuar mbanin në krahët e tyre automatikët kallashnikovë, prodhim shqiptar.

came-3

came-2

Në atë kohë ishte duke u diskutuar për pavarësinë e plotë të Kosovës.

Burime të Gazetës Fjala tregojnë se ishte viti 2006 dhe e gjithë diplomacia serbe dhe shërbimet sekrete të saj, të ndihmuara nga ato ruse, po bënin të pamundurën që të ndalonin pavarësinë e Kosovës dhe, me të gjitha mjetet, kërkonin një shkak që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe shoqëror.

“Lato ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1994, kurse edhe babai i tij dyshohet se kishte qenë në shërbim të agjenturës greke dhe ishte përcjellë për vite me radhë nga Sigurimi i Shtetit të Shqipërisë. Lato, kishte marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, por gjatë gjithë kohës ai kishte bërë fotografi dhe xhirime, për të cilat ata që e kanë njohur tregojnë se i raportonte dikujt jashtë vendit”, thonë burime të Gazetës.

Festim Lato, ai që mbrëmë paralajmëroi shpalljen e pavarësisë së Çamërisë, prej atëherë më nuk shkonte shpesh në Shqipëri.

Atje nuk do të ketë as aktivitet, sipas informacioneve që posedon Gazeta Fjala.

Shteti shqiptar ka ndaluar aktivitetin e tij atje dhe çdo aktivitet i njerëzve të afërt të tij monitorohet zyrtarisht.

Sipas raporteve të SHISH-it, një nga detyrat kryesore që i ishin ngarkuar atij ishte ajo e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë për luftë kundër Greqisë, në një moment vendimtar për Kosovën, e cila prej asaj kohe është zhdukur tërësisht.

Burime të gazetës thonë se asokohe, Greqia në njërën anë synonte ta theksonte kinse provokimin shqiptar për Çamërinë dhe implikimin e Kosovës në çështjet greke, duke i dhënë një armë e fuqishme Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.