Kryesia e degës së AKR-së në Podujevë kalon në LDK

42

Kryesia e Aleancës Kosova e Re, dega në Podujevë, në përbërjen e së cilës është edhe Bashkim Statovci, asambleist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal të Podujevës, kanë aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Në pritjen e organizuar për anëtarët e Kryesisë së AKR-së në selinë e degës së LDK-së në Podujevë, kryetari i Degës së LDK-së, Agim Veliu iu ka uruar mirëseardhje në LDK të gjithë aderuesve të rinj, që erdhën nga AKR-ja.

“Ardhja juaj në LDK është dëshmia më e mirë se LDK-ja është subjekt politik serioz dhe se është  partia më e madhe dhe më e organizuar në vend. Prej sot ju jeni pjesë e kësaj familjeje të madhe dhe do të jeni të barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë dhe në të gjitha proceset do të konsideroheni të tillë”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se veçmas ndjehet i lumtur që LDK-së në Podujevë dhe grupit të këshilltarëve komunalë, po i bashkohet asambleisti Bashkim Statovci, të cilin e falënderoi për konstruktivitetin e treguar edhe në proceset e tjera gjatë gjithë angazhimit të tij politik në Kuvendin Komunal.

Ndërsa, ish anëtarët e kryesisë së AKR-së në Podujevë thanë  se vendimin për aderim në LDK e kanë marrë duke u konsultuar dhe në pajtim me strukturat e tyre partiake në teren, ngase të gjithë anëtarët e kryesisë kanë qenë edhe kryetarë të nëndegëve, kurse tre prej tyre edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të AKR-së