Në Bradash shënohet Dita e Shkollës “Nuhi Gashi” (Video)

437

Shkolla Fillore “Nuhi Gashi” në Bradash ka shënuar sot ditëlindjen e mësuesit dhe atdhetarit të çështjes kombëtare NUHI GASHI, emrin e të cilit e mban me krenari. Për biografinë e mësuesit Nuhi Gashi, foli drejtori i shkollës, Nuhi Revuçi, i cili theksoi se mësuesi Nuhi Gashi ishte promotor që sillte dritë dhe dituri. “Neve na bashkon gjuha dhe kombi”, thoshte mësuesi atdhetar Nuhi Gashi. Në këtë manifestim u bë edhe përurimi i librit “Prushi etnik”, i poetit Nuhi Potoku. Pjesëmarrës i këtij aktiviteti ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu, djali i mësuesit Nuhi, zyrtarë të lartë të Komunës së Podujevës, si dhe nxënës e mësimdhënës. Drejtoria e shkolës me nxënësit dhe mësimdhënësit e kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik kushtuar kësaj dite dhe mësuesit atdhetar.

RADIO VIZIONI