S’ka zgjedhje të parakohshme, e as prishje të koalicionit PDK-LDK!(Video)

49

Zëvendëskryeministri i porsa emëruar, Ramiz Kelmendi, ka filluar vizitat nëpër komunat e vendit. Ai sot ka vizituar Komunën e Podujevës, me ç’rast është takuar me kryetarin Agim Veliun, ku kanë biseduar për mundësinë e investimeve në këtë rajon.Kelmendi pas takimit me kryetarin Veliu tha se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë planet strategjike që investitorët e huaj të kenë mundësi për veprimtarinë e tyre.Ai përmendi edhe miratimin e ligjit për investime strategjike, i cili sipas tij, parasheh të ketë më shumë investitorë të brendshëm nëpër komuna.Ndërsa, kryetari i Komunës Agim Veliu, tha se komuna që ai udhëheq po ballafaqohet me vështirësi të ndryshme, duke përmendur pamundësinë e zhvillimit të bizneseve të reja.

—————————————————————————————————

 

 

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Komunën e Podujevës, Zëvendëskryeministri i ri Ramiz Kelmendi,eshte pritur sot nga kryetari i komunes se Podujeves Agim veliu ,ai  ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas Kelmendit, LDK i ka numrat për votimin e buxhetit të Kosovës në Kuvend e nuk ka asnjë të drejtë që koalicioni PDK-LDK të prishet, njofton Klan Kosova.

Zëvendëskryeministri i vendit Ramiz Kelmendi, shtoi po ashtu se në mes të dy partive, gjithçka është duke shkuar mirë dhe se zgjedhje nuk do të ketë deri në ato të rregulltat të cilat janë lokalet në vitin 2017 dhe ato nacionale në vitin 2018.

 

 

 

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, që njëherësh ështe edhe kryetar i Komunës së Podujevës, ka larguar dyshimet rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.Ai ka pohuar se koalicioni është stabil dhe se shumë shpejt do të miratohet edhe buxheti për vitin 2017.Këto komente i pari i Podujevës i bëri pas takimit që kishte me zëvendëskryeminstrin Ramiz Kelmendi.