LLapi fiton si mysafirë

11

Ismet Munishi duhet të pres akoma për të shijuar fitoren e parë me Dritën.

Gjilanasit nuk kanë mundur të marrin më shumë së një barazim pa gola kundër Trepçës ’89, të dielën në Gjilan, në derbin e javës së 13-të të elitës sonë.

Në një ndeshje mesatare, gjilanasit dhe “minatorët” ndanë pikët. Trepça ’89 mbetet në krye të tabelës më 32 pikë, derisa Drita renditet e dhjeta më 7 pikë, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Prishtina pas një finish dramatik e ka mundur Lirin, me rezultat 1-0, takim ky i zhvilluar në “Riza Lushta”.

Ballafaqimi mes prishtinasve dhe prizrenasve ka dhënë një lojë mjaft të mirë, me iniciativën e lehtë të kryeqytetasve, por të cilët golin e fitores e gjetën në minutën e 90+4 përmes Labinot Osmanit.

Prishtina renditet e treta me 30 pikë, dy më pak se liderja e tabelës, Trepça ’89. Fitore të rëndësishme sot ka shënuar edhe Llapi që në udhëtim mundi Trepçën, me rezultat 0-1. Berat Hyseni realizoi golin e fitores për llapjanët në minutën e 53-të.

Pas kësaj fitore, Llapi arrin në kuotën e 31 pikëve, një më pak se Trepça ’89.

Pikët e plota në udhëtim i ka marrë edhe Besa e Pejës, e cila mundi Ferizajn, me rezultat 0-1 me golin Fatih Karahoda në minutën e 33-të.

Vala Superliga / Java 13-të

Rezultatet

Drita – Trepça ’89 0-0

Prishtina – Liria 1-0

Trepça – Llapi 0-1

Ferizaj – Besa 0-1

Dje

Feronikeli – Gjilani 1-0

Drenica – Hajvalia 1-0

Tabela:

1.Trepça ’89 32

2.Llapi 31

3. Prishtina 30

4.Feronikeli 28

5.Besa 21

6.Gjilani 18

7.Drenica 17

8.Liria 16

9.Ferizaj 7

10.Drita 7

11.Trepça 6

12.Hajvalia 6