PDK merr vendim për zgjedhjet e parakohshme

13

Partia Demokratike e Kosovës, tashme e ka ndarë mendjen për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, ende nuk është caktuar koha se kur qytetarët e vendit do t’i drejtohen kutive të votimit.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda kësaj partie bëjnë me dije se kjo parti ka vendosur ta çojë vendin në zgjedhje, mirëpo ende nuk ka pajtueshmëri për shkak të kohës.

Sipas këtij burimi, një pjesë kërkon qe në pranvere të shkohet në zgjedhje, ndërsa një pjesë më e vogël po insistohet qe zgjedhjet të mbahen në fund të këtij viti.

Mësohet se ndër arsyet kryesore qe kanë çuar këtë vendim janë buxheti dhe pafuqia e kryeministrit, Isa Mustafa për t’i shtyre agjendat e mëdha përpara.

“Çështjet si asociacioni, demarkacioni, dhe zvarritja e liberalizimit të vizave janë arsyet kryesore pse duhet të shkohet në zgjedhje. Ndërsa, kulmi i pakënaqësisë sonë ka qenë buxheti i hartuar për vitin 2017 ,nga ana e ministrisë se Financave”, ka thënë ky burim për ‘Indeksonline’.

Buxheti i vitit 2017, sipas partisë më të madhe në vend, është politik dhe i cili është i orientuar tek komunat dhe agjensiohet që udhëhiqen nga LDK.

LDK, sipas zyrtarëve të PDK-së, nuk ka përfill aspak propozimet tona çka ka bërë qe të acarohen raportet mes dy partive më të mëdha në vend.

Se ky koalicion e ka të pamundur ta çojë mandatin deri në fund e kanë thënë hapur zyrtarë të lartë të PDK-së.

IsnI Kilaj dhe Shukri Buja janë disa nga ta të cilët thonë se nëse vazhdohet më ketë qeverisje duhet të shkohet sa më parë në zgjedhje të parakohshme.

Ndryshe, zgjedhjet  e parakohshme i ka përmendur edhe vet kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Sipas tij, nëse ka pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës nuk është fundi i botës nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Madje, ai ka thënë se një proces zgjedhor do të mund ta kthente normalitetin politik në vend.

Zgjedhjeve eventuale të parakohshme më së shumti do t’i gëzoheshin tri partitë opozitare VV, AAK e Nisma të cilat tash e një kohë të gjatë janë në kërkim të zgjedhjeve. Më së shumti zgjedhjet po i kundërshton partia e cila po udhëheq me qeverinë e vendit, LDK. Në këtë parti insistojnë qe të respektohet ciklet zgjedhore./Indeksonline/