LUNAÇEK: TRUMP PRESIDENT, NUK ËSHTË LAJM I MIRË PËR KOSOVËN

LUNAÇEK: TRUMP PRESIDENT, NUK ËSHTË LAJM I MIRË PËR KOSOVËN

19

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë parlament, Ulrike Lunaçek ka thënë se zgjidhja e republikanit Donad Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është lajmi më i mirë për KosovënLunaçek ka thënë se do të parapëlqente që demokratja, Hillary Clinton të fitonte këtë garë, pasi sipas saj Trump është krenar me raportet e mira me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Zëri.

“Zgjedhja e Trumpit në SHBA, frikësohem se për Kosovën nuk është lajmi më i mirë. DO të ishte shumë më mirë dhe unë personalisht do të parapëlqeja që Hillary Clinton të fitonte. Sepse ai është një president i cili ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putinin, ne në Bashkimin Evropian dhe as në Ballkan nuk i duam këto synime”, ka deklaruar Lunaçek.