Podujevë :U mbajt debati me qytetarë për statutin e teatrit “Avdush Hasani”

40

Sot në sallen e Kuvendit Komunal ne Podujevë, është mbajtur debati publik për Propozim Statutin e Teatrit të Qytetit “ Avdush Hasani” në Podujevë.
Ky debat është nxjerrur në diskutim publik me vendim të Kuvendit Komunal.

Mrika Thaci drejtoreshë e Drejtorië së Kulturës Rinisë dhe Sportit tha se qysh në seancën e kalur Kuvendi Komunal ka marr vendim që të bëjë një debat public në lidhje me këtë ngjarje.

“ Seancen e kaluar Kuvendi Komunal ka marr vendim që dy rregullore jashtëzakonisht të nevojshme te ketij institutcioni te rëndësishem sic është teatri profesional i qytetit “Avdush Hasani” dhe Këshilli i veprimit rinor lokal që të bëhet një debat publik.
Andaj, sot jemi këtu që të marrim sygjerime, vërejtje, lehtësime që të formulohet ky dokument dhe te vihet ne funksion”.
Propozim konkret i diskutuar në debat ishte se ne organet drejtuese te teatrit mund te vihet ne pozite nje njeri I cili njeh fushen e arti, dhe propozimi tjetër ishte për shfaqjet që prodhohen ne teater njëra të jetë tekst kombëtar dhe tjetra tekst i huaj.

Sipas propozimeve ne debat Teatri obligohet te realizoj se paku dy premiera teatrore gjate nje viti kalendarik perkatesisht gjate sezonit teatror si dhe te organizoj se paku 30 shfaqeje repriza Brenda vitit kalendarik.

Ismet Azemi kryetar i Këshillit Drejtues i teatrit tha se cdo sygjerim I juaji që është vërtetë konform kërkesave të institutcionit të teatrit do të ishte I mireseardhur që plotëson diqka, do të ishte shumë shumë I mireseardhur
Në fund nga të pranishmit në debat u rekomandua që përvec debatit vërejtjet, sygjerimet plotësimet mund të paraqiten edhe në formë të shkruar elektronike gjatë kohëzgjatjes së diskutimit publik në Zyrën për Mardhënie me Publikun dhe Informim.SAMIRE SYLEJMANI /radiovizioni