Në Gllamnik të Podujeves ,përkujtohet veprimtari Xhemail Mustafa (Video)

116

Në 16-vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Xhemail Mustafa, familjarë dhe bashkëveprimtarë të të ndjerit kanë bërë homazhe sot pran varrit të eruditit Mustafa, ku është kërkuar që të fillojë gjykimi i kësaj vrasjeje AGIM VELIU – Ne jemi këtu së bashku dhe me aktivistët, në emër të LDK-së dhe gjithë anëtarësisë së LDK-së, ta përkujtojmë jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës, njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj të çështjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorit shumëvjeçar të presidentit Rugova. Po ashtu, sot, në emër të të gjitha strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së, kërkojmë që të fillojë gjykimi, jo më të përdorin terma si zbardhjen e rastit, por të fillojë gjykimi i akterëve të kësaj vepre vrastare, që ka ndodhur në Kosovë pas ardhjes së lirisë”. BERIANA MUSTAFA: “Gjithmonë përvjetorët të kthejnë mbrapa dhe tregojnë se sa shumë të mungon njeriu që sot nuk e ke. Janë raste të rënda me të cilat kurrë nuk mund të pajtohesh që nuk është më. Në anën tjetër, këtë e rëndon edhe më shumë fakti që sot shënohet 16-vjetori kur është vrarë babi im, edhe institucionet e drejtësisë së Kosovës, sinqerisht kanë dështuar. Kjo është bërë një klishe, qe njëqind herë po e them, por kanë dështuar në zbulimin e rasteve të vrasjeve të pasluftës në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e babait tim. Tanimë është koha e fundit për një ndërgjegjësim institucional dhe shoqëror që të fillojnë për të bërë diçka konkretisht me zbulimin e vrasjeve të pasluftës, edhe se njerëzit që i kanë kryer këto akte, urdhërdhënësit e këtyre akteve, të marrin dënimin e merituar. Në institucionet e Kosovës ka humbur morti krejt. A është interesimi politik që të mos zbulohen këto raste, apo është neglizhenca e institucioneve, nuk e di. Kjo është vrasje me motive politike. Dhe si të tilla, fakti që politika është përlyer në to, kanë ndikuar që këto vrasje të mos zbulohen. Ndoshta shpresa e fundit, edhe pse kam një dozë shumë të madhe skepticizmi te Gjykata Speciale e Hagës, e cila po shpresoj se ka për t’i trajtuar vrasjet që kanë ndodhur deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Vajza e të ndjerit Xhemail Mustafa, Beriana, thotë se: “Tashmë është koha e fundit për ndërgjegjësim instutucional dhe shoqëror, që sa më parë të fillojë diçka konkretisht për zbulimin e vrasjeve të pasluftës, dhe se njerëzit që i kanë kryer këto akte, duhet të dalin para drejtëisë, sa më parë”.

Xhemail Mustafa u lind më 23 gusht 1953 në Gllamnik të Podujevës. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së më 23 dhjetor 1989. U vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë.

Që nga themelimi i LDK-së e deri në ditën e vrasjes, ishte këshilltar i presidentit të LDK-së dhe Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

RADIO VIZIONI