Realizohet ushtrimi “Tërmeti dhe dëmtimi I digës së liqenit të Batllavës ”

73

 

Komuna e Podujevës dhe Ministria e Punëve të Brendshme realizuan sot një ushtrim të përbashkët funksional te quajtur  “Tërmeti  dhe dëmtimi I digës së liqenit të Batllavës .

Qëllimi I këtij ushtrimi ishte testimi I koordinimit të vendimmarrjes nga niveli lokal deri te Grupi Ndërinstitutcional për Menaxhimin e  Incidenteve.

Nazmi Elezi Shef i Zyrës për Informim në Komunën e Podujevës ,në një prononcim për RadioVizionin deklaroi se në kuadër të këtij ushtrimi është improvizuar një situatë në rast se komuna e Podujevës do të goditej nga ndonjë fatkqësi natyrore sic është termeti dhe do të krijohej gjendje kaotike, në një situatë të tillë imagjinare nevojtitet një koordinim I Komunës së Podujevës dhe MPB respektivisht bashkëpunim me Agjencinë për menaxhim emeregjent.

“Pjese e ketij ushtrimi kane qene Niveli Qendror, MPB,  Kryetari i Komunës së Podujeves Zëvendësministrat e MPB dhe zyrtar nga Agjencia  e Menaxhimit Emergjent.  Qëllimi ketij ushtrimi ështe që të kemi një koordinim të  puneve në mes nivelit lokal dhe qendror në menaxhimin e situatave te supozuara te fatkeqësive”

Komuna e Poujeves nuk eshte e gatshme qe te menaxhoj situata te tilla pa pranine e mekanizmave te tjere si Policia e Kosoves dhe Forca e Sigurise se Kosoves.

Komuna e Podujeves i ka mekanizmat e vet ne nivel lolal e kemi Drejtorine per Mbrojtje dhe Shpetim ne kuader te drejtorise per mbrojteje dhe shpetim ekziston edhe sektori me zyrtare te saj  kemi sherbimin e zjarrfiksve dhe te shpetimit te cilet ne shume raste jane treguar ekspeditiv dhe jane te pajisur mjaft mire e ne raste te tilla dmth nuk angazhohet vetem komuna  angazhohet edhe policia e kosoves fsk angazhohen te gjithe”

Ushtrimi i organizuar sot kishte per qellim ngritjen dhe verifikimin e veprimeve te perbashketa operacionale mes Komunes se Podujeves dhe niveleve tjera.Samire Sylejmani -RADIO VIZIONI