“Drekën për arsimtarët e Drenasit nuk e pagoi Thaçi, borxhi prej 18...

“Drekën për arsimtarët e Drenasit nuk e pagoi Thaçi, borxhi prej 18 mijë euro iu faturua Komunës

20

Shefi i shtabit zgjedhor te Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Drenas, Rifat Bilalli, ka thënë se dreka e cila u organizuar për arsimtarët e Komunës së Drenasit, e thirrur nga presidenti Thaçi, iu faturua Kuvendit Komunal të Drenasit në shumë prej 18 mijë eurove.

Bilalli, në emisionin “ Kontakt”, në Tribuna Channel, ka thënë se do të kërkojnë llogari nga personat përgjegjës të cilët kanë keqpërdorur parat e Komunës dhe në momentin që LDK vjen në krye të Drenasit ata do të padisin personat që kanë keqpërdorur mjetet e taksapaguesve.

Ai ndër të tjerash ka thënë se ish-anëtarët e PDK-së që tashmë i janë bashkuar LDK-së, kanë treguar publikisht se si janë manipuluar votat, gjersa janë bartur kutitë e votimeve. Bilalli ka thënë se rrugës gjatë bartjes së kutive të votimeve në zgjedhjet e mëhershme – janë ndërruar kutitë. Ai ka bërë thirrje që të monitorohen këto procese dhe mos të ketë më manipulime.

Billali në këtë emision ka shprehur shqetësimin në lidhje me prezencën e fëmijëve në fushatë nga ana PDK-së pasi që, siç tha ai, po abuzohet me mësimin në shkolla duke i manipuluar nxënësit. Ai ka shprehur shqetësimin në lidhje edhe me përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës.