Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

4

Singapori është shteti që ka njohur sot zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Ministri Enver Hoxhaj përmes rrjetit social Facbeook ka bërë të ditur lajmin për njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Singapori, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Hoxhaj ka cekur faktin se tani numërojmë 113 njohje të pavarësisë së Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në Neë York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime

Kjo është e gjitha çfarë thuhet në letrën e njohjes:

Në letrën e njohjes, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Kosovës njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”.

Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe nga GDP për kokë banori është vendi i 3-të në botë.

Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojn online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot.

Ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me Singaporin.

Hoxhaj vetëm një ditë më herët paralajmeroi dy njohje në dhjetor, ndërsa sot erdhi njëra nga to.