Aeroplani detyrohet të aterojë pasi nëna lind foshnjën gjatë fluturimit (Video)

40

Një aeroplan i kompanisë ajrore “Southwest Arilines” është detyruar të kryejë një ulje emergjente në Charleston, në Karolinën Jugore, pasi një nënë ka lindur foshnjën gjatë fluturimit.

Zëdhënësaj e kompanisë ajrore, Melissa Ford, ka thënë për mediat lokale se fluturimi “556” po shkonte drejt Orlandos nga Filadelfia, kur një grua u fut në procesin e lindjes, transmeton Express.

Ford thotë se personeli mjekësor në aeroplan e ka ndihmuar gruan të lindë, dhe më pas ajo dhe foshnja janë dërguar në një zonë spitali ku aeroplani kishte ateruar.

Pjesa tjetër e udhëtarëve kanë mbërritur në destinacionin e tyre në Orlando një orë më vonesë./Express/