Vihet gurthemeli i objektit shkollor në fshatin Bajçinë(VIDEO)

79

Sot në fshatin Bjacinë të Podujevës  në praninë e Kryetarit të Komunës Agim Veliu dhe zyrtarëve nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është vendosur gurthemeli  për objektin e ri të shkollës Emin Duraku.

Drejtori I shkollës Bashkim Lepaja theksoi se ky project ka qenë shumë I pritur si nga mësimdhënësit por edhe nga nxënësit e kësaj shkolle.

Projekti I kësaj shkolle parashihet të jetë bashkëkohor duke plotësuar të gjitha kushtet moderne.

Kryetari I Komunës së Podujevës  Agim Veliu ndërtimin e shkollës së re për nxënësit e fshatit Bajqinë e konsideroi si shumë të nevojshëm duke u arsyetuar me kushtet jo t ë mira për zhvillimin e mësimit.Në shkollën Emin Duraku janë duke zhvilluar mësimin 368 nxënës duke përfshirë edhe parashkollorët, me  gjithsej 15 paralele.Donator i projektit është Ministria e Arsimit ndersa tenderin e ka shpallur Ministria e Administrates Publike, ky project parashihet të përfundoj në fund të vitit 2019.RADIO VIZIONI