Në dy aksidente të ndara në fshatin Peran , goditen dy këmbsorë ,njëri ndodhet në gjendje të rëndë

742

Dymbëdhjetëvjeçari A. F. është goditur nga një veturë në lëvizje, me ç’rast si shkak i goditjes, ai gjendet i shtirë në QKUK në Prishtinë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Rastin në fjalë e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Kosovës, Stacioni në Podujevë, Bekim Bislimi. Ngjarja ka ndodhur sot në ora 14 pa 10 minuta në fshatin Peran. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aksidentin e ka shkaktuar një zyrtar i  i Komunës së Podujevës.
Edhe një këmbësor tjetër me inicialet A. H., po nga fshati Peran, është goditur nga një makinë në lëvizje. Aksidentuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa dëshmitarët e kanë informuar policinë, e cila kishte dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore të QKMF-së në Podujevë. Dr. Bajram Bajgora, mjek kujdestar i kësaj qendre, ka thënë për radio “Vizionin” se personi i aksidentuar ka pësuar lëndime në kokë e këmbë, derisa i njëjti është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për rastin në fjalë. RADIOVIZIONI