Xhamia e Podujevës dhe Kuvendi i Kosovës, në New York Times

81

Xhamia në Podujevë dhe gazi lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, janë dy nga fotografitë e publikuara nga e famshmja New York Times.

Këto dy fotografi janë pasqyra e vendit të zgjedhura si më të mirat e vitit nga ‘New York Times’.

Poshtë fotografisë së xhamisë në Podujevë është sqaruar se është vendi ku një imam i moderuar po tenton të luftojë ideologjinë vehabiste, shkruan Indeksonline.

Përpos kësaj, në këtë kategori të NYT, është edhe një fotografi tjetër e realizuar në Kuvendin e Kosovës, kur opozita kishte hedhur gaz, dhe zyrtarët policore ishin detyruar të nxjerrinin me dhunë nga salla e seancave plenare, deputetët opozitarë./Indeksonline/