QKMF-së në Podujevë i dhurohen pajisje mjekësore

31

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë gjatë ditëve të fundit është ndihmuar me pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore.

  Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për kujdesin parësor shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë i ka dhuruar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë një donacion prej 53 artikujsh të pajisjeve mjekësore, në vlerë prej mbi 100 mijë euro. 

Me rastin e pranimit të këtij donacioni Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, vlerësoi investimet e Ministrisë së Shëndetësisë në përkrahje të shëndetit parësor.

 

Dorëzimin e pajisjeve mjekësore e bëri këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Mirsad Kamerolli, kurse këto pajisje do të përdoren për furnizim të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe ambulancave në terren.

 

QKMF është ndihmuar me pajisje dhe inventar të ndryshëm mjekësor edhe nga Banka Botërore.

 

Ndërsa, një barnatore mobile QKMF-së i ka ardhur si donacion nga qyteti Westerstede i Gjermanisë, me të cilën Komuna e Podujevës ka krijuar raporte miqësie.