Veliu takon familjen Zejnullahu për 18 vjetorin e Betejës së Tabeve të Llapashticës (Foto)

36

Kreu i Podujevës, Agim Veliu ka njoftuar se është takuar me familjen Zejnullahu. Ai këtë takim e ka zhvilluar për nder të 18 vjetorit të Betejës së Tabeve të Llapashticës.

Veliu ka qëndruar në familjen Zejnullahu, ku ka takuar kryefamiljaren dhe anëtarët e tjerë, duke kujtuar siç është shprehur ai, kohën kur Miftari me shokët ranë për të mos vdekur kurrë.

Lexoni të plotë njoftimin e tij:

Në 18 vjetorin e Betejës së Tabeve të Llapashticës, vizitova familjen Zejnullahu, për t’i shprehur mirënjohje dhe për t’i nderuar të gjitha familjet, të cilat dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës.

Me loken Shahë, mësuesin Shemë, Jasharin dhe familjarët e tjerë, kujtuam me krenari kohën kur Miftari me shokë ranë për të mos vdekur kurrë.

I përjetshëm, nderi, kujtimi dhe krenaria për të gjithë dëshmorët e Llapit. A.V.