Arrestohen 3 persona në Podujevë, dyshohen për plagosje

262

Tre persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës dje pas mesnate, pasi të njëjtit dyshohet se kanë plagosur një person, raporton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur në fshatit Obranqë të Podujevës.

I plagosuri, njofton policia, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Pas intervistimit sipas policisë vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, katër copë fishkë, një gëzhojë dhe dy thika. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregull”, bën të ditur policia.