LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Ramush Haradinaj?

90

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij. /Insajder

 

Familja Haradinaj konfirmon arrestimin e Ramushit

—————————————————————————————–

Familja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar lajmin në media për arrestimin e tij.

Familja e Haradinajt ka thënë për RTK se kreu i AAK-së është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

Televizioni publik nuk ka dhënë detaje të tjera.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.