Podujeva merr 5.3 milionë euro kredi për impiantin e ujërave të zeza

26

Drejtori i BPZHR-së, Avni Fetahu, ka thënë se shuma e kësaj kredia 5 milionë e 300 mijë euro. “Periudha e kësaj kredie është 4 vjet e gjysmë plus 2 vjet llogaritet derisa të përfundojnë punimet dhe pas vitit të 6 fillon kësti i parë. Kësti gjashtëmujor është prej 170 mijë e 167 euro e 74 centë, pas 6 vjet e 6 muaj dhe tashti zgjat 21 vjet gjithsej dhe është me zero kamatë”, ka Fetahu.

Një shumë milionëshe do të merret kredi nga Austria për realizimin e projektit të impiantit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. Janë 5.3 milionë euro që do të merren pa kamatë dhe që do fillojnë të kthehen në këste gjashtëmujore pas gjashtë vjet e gjysmë në një periudhë 21- vjeçare.

Projekti ka si qëllim grumbullimin e më pas edhe trajtimin e ujërave të zeza nëpërmjet impiantit që pritet të ndërtohet në fshatin Lupç, të Podujevës.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu, ka thënë se duke u bazuar në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve për bashkëpunim financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, marrëveshje midis Ministrisë të Financave të Kosovës dhe Ministrisë Federale të Financave të Austrisë, kanë iniciuar hartimin e projektit, i cili ka qenë bazë për aplikim “Soft Loan”, përkatësisht kredi të buta për trajtimin e ujërave të zeza.Koha.net