Humb jetën një person në Fabrikën “Jaha Company”në Podujevë

303

Fatmir Gjata nga Podujeva ,ka humbur jetën dje ne Fabirken “Jaha KOMPANI ” ne Podujevë .Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ,ajo ka deklaruar se personi i ka humbur si pasoje e shtypjes nga traktori dhe i ndjeri është gjetur pa ndjenja jete në vendin e ngjarjes .Familja Gjata ka informuar se Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 08.01.2017 (E diele) ora 15:00 në varrezat te Hekurudha në Podujevë!

==========================================================

Një punëtor i moshës 49 vjeçare, ka humbur jetën sot në Fabrikën e Përpunimit të Perimeve dhe Pemëve “Jaha Company”, në qytetin e Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë në Podujeve, Antigona Çitaku tha për KosovaPress, se viktima mashkull është 49 vjeçar.

“Sot rreth orës 9:45, stacionit i Policisë së Kosovës, në regjionin e Podujevës, është njoftuar për një rast në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, saktësisht  në ‘Jaha Company’. Së bashku me emergjencën kanë mbërri në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një njeri mashkull, rreth 49 vjet, i cili ka qenë pa ndjenja. Me këtë rast, mjeku i emergjencës e ka informuar për vdekjen e tij”, tha Çitaku

Në vend të ngjarjes kanë dal policia, inspektoret e punës dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit është hap rasti si vdekje e dyshuar dhe trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Kurse sipas katër dëshmitarëve, viktima është gjetur në mes të traktorit dhe rimorkios, pa u dhënë detaje tjera./KosovaPress/