Haradinaj lirohet me kusht

39

Autoritetet franceze kanë liruar me kusht Ramush Haradinajn.

Lirimin me kusht të Haradinajt e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, raporton KTV.

Seanca është mbajtur vetëm për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për lirimin ose jo të tij me kusht.

Lirimi me kusht ia kufizon Haradinajt ardhjen në Kosovë dhe e detyron atë që të paraqitet dy herë në javë te policia franceze.

Vendimi i gjykatës për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt është marrë mbështetur në garancitë shtetërore që i ka ofruar Kosova përmes avokates zyrtare.

Haradinaj do të qëndrojë në një vend të ofruar si garanci nga shteti i Kosovës. Seanca përfundimtare për lirimin e tërësishëm të tij dhe kthimin në Kosovë do të ndodhë sapo të kompletohet kërkesa për ekstradim pasi sipas informatave, materiali i Serbisë është në Ministri te Drejtësisë së Francës ashtu sikurse edhe kundër-argumentet e Kosovës dhe të cilat do t’i përcillen Gjykatës në Calmar.

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze më 4 janar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia