Aksidente të shumëta në Komunën e Podujevës, të lënduar dhe dëme materiale

97

 

Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës, sot në Podujevë kanë ndodhur 5 aksidente. Në fshatin Shakovicë rreth orës 13 ka ndodhur një aksident në të cilin një person është goditur nga një veturë, me ç’rast personi i njëjtë ka pësuar lëndime të lehta. Në fshatin Pollatë ka ndodhur një vetëaksident në të cilin një person ka marrë lëndime dhe është dërguar në QKUK. Në rrugën “Bahri Fazliu“ ka ndodhur një aksident në të cilin një veturë e ka dëmtuar veturën tjetër të parkuar, së cilës i ka shkaktuar dëmë materiale, derisa shoferi aksidentues ka ikur nga vendi i ngjarjes. Edhe në fshati Sfeçël po ashtu ka ndodhur një aksident me veturë, aksident në të cilin është lënduar lehtë një person. Në rrugën “Skënderbeu” një këmbësore është goditur nga një veturë në lëvizje,i cili ka marre lendime te lehta,keshtu i ka thënë radio Vizionit Antigona Qitaku-Dibrani ,zyrtare e Policise së  Kosovës ne Podujevë.