Mustafa: Kthimi mbrapa i trenit vendim i duhur, nuk do të lejojmë provokime të tilla (Video)

17

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në konferencën e mbajtur për media ka thënë se kthimi mbrapa i trenit është vendim i duhur“Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Qeveria me gjitha dikasteret e saj janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që në mënyrë intensive dhe në mënyrë profesionale të trajtoj këtë çështje. Së bashku me Veselin dhe Thaçin kemi marrë gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë dhe po ashtu të ndërmarrim masa që na takojnë në përputhje me kushtetutën që të adresohet ky problem.Kemi marr vendim që në përputhje me situatën të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese. Kthimi mbrapa i trenit është veprim i duhur.
Nuk do të lejojmë provokime të këtilla që do të lejon kthimin e Kosovës në konflikte të paparashikueshme”, ka thënë Mustafa.