Gecaj: Me murin do të veprohet sipas ligjeve të Kosovës

13

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, ka theksuar se me murin do të veprohet me ligjet e Kosovës.

“Çkado që do të ndodhë do të ndodhë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe ne nuk do t’i thejmë ato ligje për askënd”, tha Gecaj për Tribuna Channel.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri do të rrëzohet në muajin shkurt dhe se këtë do ta bëjnë institucionet e Kosovës.