Më 25 Janar këto fshatra të llapit mbesin pa rrymë

21

Më 25 janar në Podujevë do të shkyçet dalja 10 kV Ballovci prej orës 10:30 deri në orën 14:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkish 1, Surkish 2, Lladofc, Sfeqel, Sfeqel Shkolla, Dumosh, Shajkovc, Shajkovc 1, Surdullë, Drazhnje, Rakinicë, Turiqicë, Surkish, Dumosh dhe konsumatorët komercialë. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i kabllove në NS 10/0,4 kV Sveqël.