SË SHPEJTI FILLON NDËRTIMI I TRIBUNËS NË STADIUMIN “ZAHIR PAJAZITI”

SË SHPEJTI FILLON NDËRTIMI I TRIBUNËS NË STADIUMIN “ZAHIR PAJAZITI”

23

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim Iber Alajn, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, i cili ia dorëzoi kryetarit Veliu projektin e ndërtimit të tribunës dhe objekteve përcjellëse në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në takimin, kryetari Veliu ka pranuar nga Alaj, projektin për ndërtimin e tribunës dhe objekteve përcjellëse në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, projekt ky që do të realizohet nga Komuna e Podujevës me përkrahjen financiare edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Kryetari Veliu tha se projekti i nisur, me ndërtimin fushës sintetike sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-së, po vazhdon me kompletimin e infrastrukturës në stadium me ndërtimin e tribunave dhe objekteve përcjellëse.

“Për realizimin e tërësishëm të projektit, kompletimit të infrastrukturës përcjellëse në stadium, kemi ndarë rreth 160 mijë euro. Ky projekt do të mbështetet financiarisht edhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës”, tha kryetari Veliu

Punët në realizimin e projektit, pritet të fillojnë menjëherë pas përfundimit të procedurave rreth finalizimit të marrëveshjes për bashkëfinancim në mes të Komunës, MKRS-së dhe zhvillimit të procedurave tenderuese.