Më 31 Janar ,bëhet rivarrimi I eshtrave të heroit të kombit “ZAHIR PAJAZITI”

59

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës , Isa Mustafa , organizohet ceremonia e rivarrimit dhe Akademia Përkujtimore në 20 vjetorin e vrasjes së Heroit Kombëtar “Zahir Pajaziti”.
Rivarrimi i Heroit Kombëtar “Zahir Pajaziti” bëhet më 31 janar 2017 në ora 10:00 ( e Martë ), në Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës.
Akademia Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit , ZAHIR PAJAZITI , HAKIF ZAJNULLAHU dhe EDMOND HOXHA , mbahet më 31 janar 2017 në ora 14:00 ( e Martë ), Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë , në Prishtinë/radiovizioni