Imer Imeri zbulon emrat e tre personave që ia vranë vëllain, Hakiun

102

Imer Imeri, vëllau i ish- aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Haki Imeri, i vrarë në rrethana misterioze në vitin 1999, ka zbuluar emrat e vrasësve të këtij të fundit.

Vrasësit e vëllait tim janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, llapjanë. Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut mi kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë”, tha ai.

Ymeri ka thënë se është afër ta marrë vesh edhe porositësin për vrasjen e vëllait të tij, duke thënë se janë në rrugë të mbarë ta zbulojnë  se kush i sollli ata në Drenicë me ia vra vëllanë.

“Unë e di që janë ata. Por tash më intereson se kush i ka sjellë ata në Drenicë me na vra. Jam në rrugë të mbarë dhe nuk do të shkojë gjatë kur do t’i gjejmë edhe ata. Vetëm një hap mungon me gjet kush e ka urdhëru vrasjen e vëllait tim”, ka shtuar Imeri./Telegrafi/