MERDARE:Kapet kontrabanduesi i migrantëve, u merrte nga 3500 euro kosovarëve

89

Është arrestuar një person në Merdare, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën Kontrabandë me migrantë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë hasur-takuar tre persona-viktima meshkuj shtetas të Kosovës, të cilëve i dyshuari u kishte premtuar se do t’i dërgonte në shtetet e BE-së dhe për këtë qëllim dyshohet se ua kishte marrë nga 2500-3500 €.

Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme 5885 €. Me vendim të prokurorit, viktimat pas intervistimit janë liruar, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.