Alarmi, bari artificial shkakton kancer(VIDEO)

45

Alarmi është dhënë disa muaj më parë edhe në Itali, në 2006-ën, pak para së qeveria e asaj kohe të përfundonte mandatin: fushat me bar sintetik të ndërtuara në Itali janë pjesërisht kancerogjene. Një alarm që, pas dhjetë vitesh, është kthyer të jetë aktual pas asaj që ka ndodhur në orët e fundit në Holandë. Qeveria holandeze ka kërkuar një hetim të menjëhershëm nga Instituti i Shëndetit pas një dokumentari akuzues të shfaqur në televizionet holandez, që ka kthyer vëmendjen te kjo çështje.

Më shumë se 50 lojtarë nga Universiteti i Uashingtonin, kryesisht 60 përqindëshi i portierëve, janë të prekur nga kanceri. Kjo vjen shkaku i fushave misterioze, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline

Ndihmës trajneri i ekipit të femrave, Amy Griffin tha se ajo kishte një listë prej 237 lojtarëve nga e gjithë bota, të cilët kanë luajtur në sipërfaqe artificiale.

 

Si një nga shkaqet e mundshme të sëmundjes në masë është konsideruar të jetë efekti negativ i terreneve sportive. Fushat në të gjithë botën, ashtu edhe tek ne, kanë disa fishekë të vogël gome. Këto rruaza të vogla janë përpunimi prej gomave të përdorura prej kamionëve.

Griffin beson se këto topa të zeza kanë të bëjnë me ngjarjet fatkeqe, dhe si shqetësim për të janë portierët të cilët kanë më shumë kontakte me këto goma të vogla të rrezikshme se çdo lojtarë tjetër.

Një doktor toksikologjik molekulare dhe profesor i epidemiologjisë në Universitetin “Yale Vassilis” paralajmëroi se ky është një shqetësim i madh, dhe theksoi se fëmijët nuk duhet lejuar të luajnë në këto baza artificiale.

Mendoni se edhe në vendin tonë duhet zhvilluar një hetim në lidhje me këtë çështje?