E tmerrshme: I la shqiptarët e Kosovës pa viza, Albin Kurti shëtitet me familjen e tij norvegjeze rrugëve të Oslos (FOTO)

63
Albin Kurti po shëtitet rrugëve të Oslos, me familjen e tij, pa pasur asnjë telashe se si të marrë vizën dhe të udhëtojë jashtë Shtetit. Ai e ka rehatuar familjen e ngushtë të tij, gruan dhe vajzën, të cilat jetojnë në një prej shteteve më të sigurta në botë. Ndërkohë, në Kosovë, Kurti me partinë e tij, e përmendin edhe luftën nëse përmbushen kriteret për liberalizimin e vizave. Nëse Albin Kurti ka nënshtetësinë e Norvegjisë, atëherë, s’i duhet as viza qysh u duhen qytetarëve të rëndomtë të Kosovë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shfaqur rrugëve të Oslos së Norvegjisë teksa ka shëtitur vajzën e tij, të cilën e ka nga një martesë me Rita Augestad Knudsen.

Ai nuk e ka pasur asnjë problem të shkojë në Norvegji pasi atij dhe politikanëve tjerë të Kosovës nuk iu refuzohen vizat. Madje, i marrin me lehtësi.

Albin Kurti ka mundësi të mos ketë fare nevojë për vizë, meqë, ka mundësi të ketë edhe nënshtetësinë norvegjeze.

Kurti kishte përmendur edhe luftën me Malin e Zi nëse do të miratohej demarkacioni, i cili është kusht për liberalizimin e vizave.

“ Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, kishte thënë Kurti, kur kishte folur për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Madje, zyrtarë te Vetëvendosjes patën shkuar edhe në kufirin me Malin e Zi, duke vazhduar kundërshtimin për shënimin e vijës kufitare.

Ish-lideri i Vetëvendosjes ka përmendur luftën dhe ka mbajtur protesta vazhdimisht në Kosovë, ku në një rast patën humbur jetën edhe dy qytetarë të Kosovës.

Mirëpo, në ngjitjen e tij politike përmes këtyre metodave, ai e ka kursyer familjen e tij. Tash, madje, familja e ngushtë, gruaja dhe vajza e Kurtit, nuk i jetojnë fare në Kosovës. Janë duke jetuar në shtetin norvegjez, që është ndër shtetet më të sigurta në botë.