MINISTRI ZHARKU DHE KRYETARI VELIU NËNSHKRUAN MEMORANDUM PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT TË DY RRUGËVE NË KOMUNËN E PODUJEVËS

64

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e ndërtimit të dy rrugëve në komunën e Podujevës.

 

MI do të financojë realizimin e ndërtimit të rrugëve Shajkovc – Xehrore, në vlerë prej 300,000 € dhe Pakashticë – Qelagë, në vlerë prej 720,000 €.

 

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Podujevës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

 

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.