E Arta e Kosovës(VIDEO)

63

Majlinda Kelmendi edhe një herë ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët nga e mbarë bota.Xhudistja nga Kosova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që u mbajt në Paris.

25-vjeçarja fitoi në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale.

Kelmendi në gjysmëfinale mposhti amerikanen Angelica Delgado, kurse në çerekfinale atë nga Kanada, Ecaterina Guica.

Vlen të theksohet se Majlinda është zgjedhur si xhudistja më e mirë e vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). /Telegrafi/