NJË DELEGACION NGA SHBA MBËRRIN NË KOSOVË

NJË DELEGACION NGA SHBA MBËRRIN NË KOSOVË

15

​Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve arrin sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP).

HDP-ja është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve që punon drejtpërdrejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.

Sipas një komunikate të Ambasadës Amerikane në Kosovë, delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga kryesuesi i HDP-së, kongresmeni Peter Roskam (Republikan-Illinois), dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price (Demokrat-Karolina e Veriut), pastaj kongresmenin Adrian Smith (Republikan- Nebraska), dhe kongresmenin Gerry Connolly (Demokrat-Virxhinia).

Delegacioni do të takohet me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, anëtarë të shumtë të Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë së SHBA-ve me shërbim në Kosovë.

“Delegacioni ka kënaqësinë që vie në Kosovë kaq afër Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të ritheksojë përkrahjen e fuqishme dypartiake të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të lëvizë në shtegun e përparimit drejtë integrimit evropian duke forcuar institucionet si Kuvendi, dhe duke thelluar marrëdhëniet bilaterale”, thuhet në komunikatë.