Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që fushat me presion të ndryshueshëm do të jenë prezent gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Në Këtë gjendje meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat ditën e mërkurë vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi deri 9m/s