Ndeshje interesante në javën e 19-të të Superligës

26

Prishtina dhe Drenica do të përballen në mes vete të premten, duke e hapur xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli tjetër i së premtes është ai në mes të liderit, Trepça ’89 dhe Hajvalisë, shkruan zeri.info.

Ndërkaq, të shtunën zhvillohet po ashtu vetëm një ndeshje dhe pritet të jetë mjaft interesante, ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.

Një ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo e së dielës ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.

Liria e pret Besën në derbin e fqinjve, po ashtu të dielën, ndërsa ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ajo në mes të Trepçës dhe Ferizajt. /Zëri/

Superliga – Java 19-të

E premte

Prishtina – Drenica

Hajvalia – Trepça’89

E shtunë

Llapi – Gjilani

E diel

Drita – Feronikeli

Liria – Besa

Trepça – Ferizaj