Nxënësit 15 vjeçar ,i konfiskohet arma e gazit në Terrnavë

38

Një armë zjarri  e gazit është konfiskuar sot, në shkollen fillore “Shefki Kuleta “ në fshatin Terrnavë të Podujevës. Zyrtarja për informim në Policinë e Kosoves në këtë qytet Antigona Dibrani,I tha radio Vizionit, se arma  nga gazi është gjetur tek një nxënës 15 vjeqarm nga ky fshat,drjetori I shkollës  ka raportuar këtë rast  ka thënë ajo ,duke shtuar se arma e gjetur është konfiskuar ,ndersa policia e Kosovës së bashku me puntorët e Qendres për Punë Sociale, janë marre me nxënësin e kësaj shkollë  .