Arrestohet llapjani, vodhi një veturë para tri ditësh

182

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, i cili kishte vjedhur një veturë më 4 mars
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur, me forcë ka hapur derën e parkingut të kompanisë për tërheqjen e automjeteve dhe nga aty ka vjedhur veturën pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin 24 orësh të policisë.