Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi (Foto)

28

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se një autobus kosovarë është sulmuar sot në Serbi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa edhe shihen dëmet e krijuara në autobusin në fjalë, transmeton Indeksonline.

Çitaku ka shtuar gjithashtu se ndoshta duhet të thirret një mbledhje e Këshillit të Sigurimit duke e kujtuar këtë gjest “hipokrizi”.

Madje Çitaku ka pyetur nëse dikush nga Bashkësia Ndërkombëtare do të dënojë sulmin në fjalë?