Banorët e Orllanit në protestë, kërkojnë ujë të pijshëm (Foto)

18

Pas përurimit të Fabrikës së Ujit në Shkabaj, banorët e fshatit Orllan të Podujevës janë ngritur në këmbë.

Ata po kërkojnë ujë të pijshëm me protestat që shoqërohen njëzëri “Orllani do ujë”, shkruan Indeksonline.

Numri i protestuesve që janë mbledhur afër Liqenit të Batllavës, për të kërkuar ujë të pijshëm nuk shihet të jetë i vogël.

Derisa me një fjalë rasti, një nga të pranishmit ka paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat derisa të marrin një përgjigje prej organeve kompetente.

“Ne po kërkojmë që të na mundësohet ujë. Është ujë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve. Ky liqen që ka burimin nga Orllani, ne nuk kemi qasje në këtë ujë. Kërkojmë nga organet kompetente që të gjejnë zgjidhje, përndryshe protestat tona për këtë nuk do të ndalen derisa të marrim përgjigje konkrete e jo si tani vetëm fjalë”, është shprehur një banor.