DEBAT SENSIBILIZUES PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT NË PODUJEVË

27

Në debatin e organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), ku morën pjesë edhe përfaqësues të fshatrave dhe aplikues për shfrytëzimin-prerjen e pyjeve private u informuar mbi rëndësinë e ruajtjes së pyjeve dhe dëmit që shkaktohet nga djegia e tyre.

Në debatin e organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), e ku mori pjesë nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Agjencisë së Pyjeve për rajonin e Prishtinës, Hakif Hyseni, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të fshatrave dhe aplikues për shfrytëzimin-prerjen e pyjeve private u informuar mbi rëndësinë e ruajtjes së pyjeve dhe dëmit që shkaktohet nga djegia e tyre.

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ngritit shqetësimet lidhur me dëmtimin që po ju bëhet pyjeve, duke filluar nga prerja ilegale dhe djegia e tyre.

“Krahas prerjes ilegale, shqetësim të vazhdueshëm paraqet edhe dëmtimi i pyjeve nga zjarri. Një shqetësim tjetër paraqet edhe ndotja e ambientit me djegien e hamullorëve, djegien e gomave dhe hedhjen e mbeturinave ”, tha nënkryetari Rudari.

Nënkryetari Rudari  tha se “qëllimi i përbashkët është ruajtja e ambientit, informimi i qytetarëve me shërbimet që ofrojmë, e në kuadër të saj shprehim edhe gatishmërinë për bashkëpunim nëshumë projekte të cilat ndikojnë në ngritjen e vetëdijes për mbrojtje të pyjeve”.

Lidhur me dëmtimin e pyjeve foli edhe Hakif Hyseni nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, i cili prezantoi të dhëna shqetësuese për dëmtimin e pyjeve në Komunën e Podujevës.

Përfaqësues të Policisë së Kosovës prezantuan shifra për numrin e zjarreve të raportuara, por edhe për masat që po ndërmerren ndaj prerësve ilegalë të pyjeve.

Në këtë takim u njoftuan aplikuesit për pajisje me leje për prerje në pyje private dhe për mos keqpërdorimin e këtyre lejeve nga prerësit ilegalë.