NDËRTOHET TROTUARI NË KATUNISHTË

NDËRTOHET TROTUARI NË KATUNISHTË

42

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka vizituar sot fshatin Katunishtë ku janë duke u zhvilluar punimet në ndërtimin e trotuarit.

Për të përcjellë nga afër punimet në ndërtimin e trotuarit, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë inspektuar sot punimet në realizmin e këtij projekti në fshatin Katunishtë.

Kryetari Veliu me këtë rast tha se ky projekt është në vazhdën e investimeve kapitale në infrastrukturë rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim më të lehtë dhe të sigurtë të qytetarëve.

“Ndërtimi i këtij trotuarit veçmas do ta bëjë më sigurtë lëvizjen e nxënësve të këtij fshati deri në shkollë”, tha kryetari Veliu, duke potencuar se ndërtimi i trotuareve në lagjet e qytetit dhe në fshatra edhe sivjet do të jetë një nga prioritetet e komunës së Podujevës.

Trotuari në Katunishtë është i një gjatësie prej afër 1,5 km, kurse gjatë muajit mars ka përfunduar projekti i ndërtimit të trotuarit në segmentin rrugor Dobërdol – Zakut – Kërpimeh, në një gjatësi prej 3,5 km.

Përveç këtyre dy projekteve, gjatë këtij viti janë planifikuar edhe projekte të tjera të ndërtimit të trotuareve me kubëza në lokalitete të ndryshme, në një gjatësi pre rreth 11.5 km.