LLAPI-BESA, FINALJA E KUPËS

LLAPI-BESA, FINALJA E KUPËS

34
Sot janë zhvilluar ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi dhe Besa janë kualifikuar në finalen e kësaj gare, pasi në ndeshjet e kthimit para tifozëve të vet kanë arritur fitore me rezultate bindëse në përballje me Drenicën, përkatësisht Trepçën. Pas barazimit pa gola në Skenderaj, llapjanët në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë kanë shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Drenicës. Nga dy gola për Llapin i shënuan Florim Bërbatovci, në minutën e 19-të dhe 60-të dhe Hamdi Namani, në minutat 48-të dhe 69-të. Derisa golin e nderit për Drenicën e shënoi Abazi, në minutën e tretë shtesë. Fitore me rezultat edhe më bindës ka realizuar Besa, e cila e ka mposhtur Trepçën, me shifrat 6:0. Golat për Besën i shënuan Xhevdet Shabani (3’, 30’), Donat Sheqerolli (37’, 64’), Fatih Karahoda (73’) dhe Kastriot Rexha (77’).