Kuka : Hera e pestë që po fitojmë medalje në Evropian, më gëzon ky fakt

23

Fitueset e medaljeve  per kosoven ne Kampionatin Evropian të xhudos në Poloni kane arritur sot rrethe ores 15.10  ne Kosove permes pikes kuffitare ne Merdare

Trajneri Driton Kuka ndihet krenar me garueset e tij, të cilat i fituan dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos në Poloni, shkruan zeri.info.

“Nuk kam arritur ta kryej punën time si duhet, për shkak të pamundësisë fizike, pasi zhvilloheshin nga dy meçe në të njëjtën kohë. Megjithatë, është arritur rezultati më i mirë kurdoherë në një Evropian, dy medalje dhe një plasman”, deklaroi fillimisht Kuka për RTK, përcjellë zeri.info.

 

“Akili pati paraqitje të mirë, Majlinda performancë mjaft të mirë, jemi mësuar ta shohim në formë të shkëlqyer. Nora bëri një rikthim të fuqishëm, hera e tretë që ajo fiton medalje në Evropian”, shtoi ai.

E kemi nisur fuqishëm nisur ciklin katërvjeçar drejt Tokios. Është hera e pestë me radhë që po kthehemi me medalje nga Kampionati Evropian. Është një kontinuitet i shkëlqyeshëm, më gëzon shumë ky fakt. Bota shqiptare është mësuar gjithmonë që Majlinda të fitojë të artë. Por, unë si trajner gjithmonë kërkoj medalje në Botëror dhe Evropian. Edhe e bronzta e Norës për mua është e artë”, nënvizoi trajneri i suksesshëm pejan. /Zëri/