Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon

16

Anthony Joshua është kampioni më i ri i botës në boks.

Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër, raporton Koha.net.

Në raundin e pestë dhe gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u këndell dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan.