Festa e të izoluarve!

6

Kosova është shteti i vetëm në Ballkan pa liberalizim të vizave me BE-në, ndonëse institucionet e vendit nuk punojnë për nder të Ditës së Evropës, më 9 Maj. Megjithatë, liderët institucionalë qe një dekadë ua kanë premtuar në vazhdimësi qytetarëve heqjen e vizave me Bashkimin Evropian, shkruan sot, gazeta Zeri.

Para ambasadave në Kosovë numër i madh i qytetarëve, me dokumente të shumta në dorë, presin në radhë për ta marrë një përgjigje për një vizë, e cila do t’i çonte rrugëve të Evropës.
Të lodhur e të indinjuar ata thonë se po maltretohen duke vrapuar me muaj të tërë për dokumente. Rreth 40 mijë qytetarë aplikojnë për vizë vetëm në Ambasadën Gjermane brenda një viti, disa prej të cilëve u aprovohet kërkesa, e shumë të tjerëve jo.

Në Ministrinë e Integrimit Evropian shprehen optimistë se pas ratifikimit të Demarkacionit (kusht ky kryesor për liberalizim), Bashkimi Evropian do të marrë vendime më të shpejta rreth kësaj çështjeje.

Ndërkaq njohës të proceseve të integrimit vlerësojnë se edhe pas miratimit të Demarkacionit pengesë për liberalizimin mbetet vota në Këshillin e BE-së, ku shtetet anëtare mund mos të votojnë “pro” kësaj çështjeje.